Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Downing Street për një takim me Keir Starmer.

Bëhet e ditur se pati brohoritje nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e presidentit u kthye nga Whitehall.

Në momentin që presidenti ukrainas dhe kryeministri britanik u takuan, ata u përqafuan – gjë që po konsiderohet si një mesazh për Shtëpinë e Bardhë, shkruan skynews.

Tani të dy udhëheqësit janë drejtuar në Downing Street nr 10 për bisedime që kanë marrë një rëndësi të shtuar pas takimit të Zelenskyt me Trumpin dje.

Ndryshe, Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles.

Ndërsa pritet të marrë pjesë edhe në një samit të liderëve evropianë të dielën për të diskutuar mbështetjen për Kievin. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika