Zelensky thotë se situata në Kharkiv është nën kontroll

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që Rusia të shtojë ofensivën në verilindje dhe paralajmëroi se Kievi ka vetëm një të katërtën e mbrojtjes ajrore që i nevojitet për të mbajtur vijën e frontit.

Siç raporton “The Guardian”, forcat ruse, të cilat kishin bërë përparime të vogla në muajt e fundit, nisën sulm të befasishëm në rajonin e Kharkivit më 10 maj, duke marrë territor më së shumti në një vit e gjysmë.

Zelensky ka thënë se trupat ruse përparuan nga pesë deri në 10 kilometra përgjatë kufirit verilindor përpara se të ndaloheshin nga forcat ukrainase, por shtoi se luftimet në rajon mund të jenë “vala e parë” e një ofensive më të gjerë.

“Unë nuk do të them se është sukses i madh [për Rusinë], por duhet të jemi të matur dhe të kuptojmë se ata po hyjnë më thellë në territorin tonë”, ka thënë ai për “Agence-France Presse” nga Kievi në intervistën e parë me mediat e huaja që nga fillimi i ofensivës.

Zelensky ka theksuar se situata në rajonin e Kharkivit ishte “e kontrolluar”, por “jo e stabilizuar”.

Ai përsëriti lutjet për aleatët që të dërgojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe avionë luftarakë për të luftuar epërsinë ajrore të Rusisë ndërsa lufta po kalon vitin e tretë.

“Sot, ne kemi rreth 25 për qind të asaj që na nevojitet për të mbrojtur Ukrainën. Unë po flas për mbrojtjen ajrore”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, Ukrainës i duheshin “120 deri në 130” avionë luftarakë F-16 ose avionë të tjerë të avancuar për ta “barazuar” Rusinë.

Zelensky pranoi problemet që po ka me personelin dhe “moralin” e ushtrisë ukrainase, shpesh të paarmatosur.

“Ne duhet të plotësojmë rezervat. Një numër i madh brigadash janë bosh”, ka shtuar ai.

Meqë fundi i luftës nuk është në horizont, ushtria e Ukrainës po përpiqet të rekrutojë, ndërsa po rritet zemërimi i ushtarëve shkaku i mungesës së rotacionit.

Shumë ushtarë ukrainas kanë luftuar për më shumë se dy vjet pa mundësi pushimi.

Sipas një ligji të diskutueshëm mobilizimi që hyn në fuqi të shtunën, Kievi ka ulur moshën në të cilën burrat mund të thirren për luftë nga 27 në 25 vjeç dhe ka ashpërsuar dënimet për ata që shmangin thirrjen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika