Zelensky tregon se çfarë diskutoi në takim me Ramën

Zelensky thotë se me Ramën kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve si dhe për nënshkrimin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje nga takimi i tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë se me Ramën kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve, si dhe për nënshkrimin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

Zelensky, po ashtu, shkruan se falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, nuk do ta harrojnë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar Zelensky në “X”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika