Zelensky udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me Sunak

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë të mërkurën e 8 shkurtit në Mbretërinë e Bashkuar. Aty siç njoftojnë mediat ndërkombëtare do të takohet me kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe do të mbajë fjalim në Parlament

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë të mërkurën e 8 shkurtit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.

Zelensky do të zhvillojë takime me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe pritet të mbajë një fjalim në Parlament, shkruan BBC.

Ndërsa, pritet që Britania e Madhe të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Ndryshe, më 3 janar të këtij viti, dy liderët, kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, kanë zhvilluar një telefonatë për të diskutuar për luftën dhe sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sunak e kishte konfirmuar se MB do të vazhdojë mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, duke shtuar se po punohet që t’i ofrohen ndihma Ukrainës.

Zelenksy: Kemi vendime konkrete për ta sjellë fitoren më afër

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika