Zelensky: Ukraina nuk do të jetë një Afganistan i dytë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës ka thënë se votimi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar një paketë ndihme ushtarake të vonuar prej 61 miliardë dollarësh tregoi se vendi i tij nuk do të braktiset nga perëndimi në përpjekjet e tij për të luftuar pushtimin rus.

Volodymyr Zelenskiy tha në një intervistë me televizionin amerikan se votimi i së shtunës tregoi se Ukraina nuk do të ishte “një Afganistan i dytë”, qeveria properëndimore e të cilit u rrëzua gjatë një tërheqjeje të udhëhequr nga SHBA në verën e vitit 2021.

Presidenti ukrainas i kërkoi Senatit të SHBA që të ratifikonte paketën e ndihmës me shpejtësi dhe paralajmëroi se vendi i tij po përgatitte mbrojtjen e tij, nga frika se mund të kishte një ofensivë të madhe ruse përpara se furnizimet e reja të arrijnë në vijën e parë, raporton theguardian.

“Ne vërtet duhet ta çojmë këtë deri në pikën përfundimtare. Ne duhet ta aprovojmë atë nga Senati … në mënyrë që të marrim një ndihmë të prekshme për ushtarët në vijën e frontit sa më shpejt të jetë e mundur, jo në gjashtë muaj të tjerë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika