Zelensky: Ukrainasit s’janë naivë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Premtimi që ka dhënë Rusia mbi tërheqjen e trupave ruse dhe fillimin e bisedimeve për paqe, ka nxitur dyshime tek liderët perëndimor.

“Unë nuk lexoj asgjë deri sa të shoh veprimet e tyre”, ka thënë Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas parashikimeve të perëndimorëve të cilët besojnë që Rusia ka bërë këtë veprim për të fituar kohë.

Të njëjtin mendim ka pasur edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili beson që ajo që Rusia është duke bërë është thjeshtë vazhdim i terrorit në Ukrainë.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka thënë që veprimet e Rusisë në 34 ditë bombardimesh janë treguesit më të mirë të qëllimeve të saj.

“Ukrainasit s’janë naivë”, ka thënë ai përmes një adresimi në mëngjesin e së mërkurës, “sigurisht që i shohim të gjitha rreziqet dhe s’shohim arsye t’u besojmë fjalëve të përfaqësuesve të caktuar të një shtetit që vazhdon luftën për shkatërrimin tonë.”

Të martën, ushtria ruse ka njoftuar se do të ndalë të gjitha operacionet ushtarake në afërsi të Kievit dhe në veri të tij. Ndërkaq, bisedimet në Stamboll janë besuar të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika