Zelensky viziton ushtarët në vijat e frontit në Kharkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë jashtë kryeqendrës së Ukrainës, Kievit. Sipas njoftimit të Presidencës së Ukrainës, Zelensky ka vizituar pozicionet e vijës së frontit në rajonin e Kharkivit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Harkivin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Harkivin, ku është takuar me trupat që po mbrojnë këtë qytet në verilindje të Ukrainës.

Kjo është vizita e parë jashtë kryeqytetit ukrainas, Keiv, që Zelensky ka realizuar që kur forcat ruse kishin nisur pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022.

Sipas njoftimit të zyrës së presidencës, raportohet se më 29 maj Zelensky u takua me ushtarët në pozicionet në vijat e frontit.

Zelensky u ka ndarë çmime shtetërore dhe dhurata të vlefshme ushtarakëve.

Ai, po ashtu, ka zhvilluar një takim me zyrtarët lokalë, përfshirë kryetarin e Kharkivit, Ihor Terekhov, administratorin rajonal, Oleh Synegubov dhe anëtarë dhe komandantë ushtarakë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Harkiv

“Dua të ju falënderoj secilin nga ju për shërbimin tuaj. Po e rrezikoni jetën tuaj për gjithë ne dhe shtetin tonë”, është shprehur Zelensky para ushtarëve ukrainas.

Rusia ka vazhduar që ta bombardojë Harkivin, pasi trupat ukrainase zmbrapsën ato ruse nga pozicionet pranë qytetit disa javë pas nisjes së pushtimit.

Ndërkaq, Zelensky ka thënë se Kievi është gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky,gjatë fjalimit të tij me video-konferencë si pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër

Ai, gjatë fjalimit të tij me video-konferencë si pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, më 23 maj, ka bërë thirrje tek aleatët për t’i bërë presion Moskës.

“Shkëmbimi i të burgosurve në kushte të tilla është veprim humanitar dhe vendim politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve. Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët. Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”, ka thënë Zelensky, shkruante CNN.

Ai kishte konfirmuar se është i gatshëm të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, por pa asnjë ndërmjetës.

Zelensky: Jemi gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika