Zelensky zotohet se do të marrë masa për përmirësim të strehimoreve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu pakënaqësi të hënën për rezultatet e një inspektimi që kishte urdhëruar në të gjitha strehimoret ukrainase, pasi tre persona humbën jetën pasi ishin në gjendje të gjenin strehë gjatë një sulmi ajror rus në Kiev.

Në adresimin e tij të natës përmes një paraqitjeje me video, Zelensky tha se kishte marrë raporte përmbledhëse mbi “gatishmërinë dhe papërgatitjen” e strehimoreve nga ministri i Brendshëm Ihor Klymenko, ministri për Industritë Strategjike Oleksandr Kamyshyn, dhe zëvendëskryeministri Oleksandr Kubrakov.

“Rezultatet, ta them sa më butë, janë të pakënaqshme”, tha ai.

“Deri të premten do të përgatiten projektvendimet përkatëse në lidhje me përgjegjësit dhe sigurimin e nivelit të duhur të mbrojtjes për njerëzit tanë në të gjitha qytetet e Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Vdekjet që ndodhën më 1 qershor çuan në një reagim të fortë publik dhe shkaktuan një angazhim nga Zelenskiy për të hetuar ngjarjen dhe strehimoret në mbarë Ukrainën.

Kjo përgjigje dukej se i drejtohej kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, me të cilin Zelenskiy ka pasur konflikte të mëparshme.

Klitschko pranoi se ai mbante njëfarë përgjegjësie, por tha se të tjerët ishin gjithashtu fajtorë, veçanërisht aleatët e presidentit që ishte caktuar për të udhëhequr rrethet e qytetit.

Më 4 qershor, ministri Kamyshin raportoi se pothuajse 50% e strehimoreve në Kiev, të cilat u ekzaminuan gjatë kontrollit fillestar, ose ishin mbyllur ose konsideroheshin të papërshtatshme për t’u përdorur.

Një vajzë nëntë vjeçe, nëna e saj dhe një grua tjetër, vdiqën në Kiev më 1 qershor, pasi gjatë sulmit u përpoqën të hynin në një strehimore, por ajo ishte e mbyllur./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika