Zelenskyy akuzon Rusinë për ‘barbarizëm’ për sulmin në Odesa

Ka dyshime se marrëveshja e cila u përshëndet si një "fener shprese" nga OKB-ja pas muajsh luftimesh mund të jetë shkelur nga ana e Rusisë pas një sulmi në portin Odesa

Porti i Odesas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë për “barbarizëm” pas një sulmi me raketa në portin e Odesës.

Një marrëveshje historike, njëherësh e para mes dy vendeve që nga fillimi i luftës, për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës, e nënshkruar disa orë përpara grevës tani, varet në balancë.

Moska nuk ka komentuar mbi sulmin në Odesa dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht pengesave të dukshme.

Por të shtunën, presidenti Zelensky tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet që t’i përmbahet marrëveshjes.

Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore, të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.

Ukraina është një eksportues kryesor i drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milion tonë drithë janë bllokuar në portet e saj, të paaftë për t’u larguar për shkak të forcave ruse.

Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në të gjithë Afrikën, e cila zakonisht mbështetet tek Ukraina dhe Rusia për grurin, tranmseton “BBC“.

Sipas marrëveshjes të së premtes, Rusia ra dakord të mos synonte portet ndërsa dërgesat e grurit ishin në tranzit.

Por vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy raketa “Kalibr” goditën portin e Odesës, sipas qendrës së komandës jugore të ushtrisë ukrainase.

Dy raketa të tjera u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, shtoi ai.

Sulmi nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme në port, bën të ditur qendra komanduese.

Sulmi është dënuar gjerësisht.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi Rusinë për përkeqësim të një krize globale ushqimore dhe tha se sulmi hodhi “dyshim serioz” mbi besueshmërinë e angazhimit të Rusisë ndaj paktit.

“Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjen e grurit për të cilën ka rënë dakord,” ka thënë ai, të shtunën.

Kremlini deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik mbi sulmin, megjithatë qeveria turke, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen, tha se zyrtarët rusë e kishin mohuar përgjegjësinë.

“Në kontaktin tonë me Rusinë, rusët na thanë se nuk kishin asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Hulusai Akar.

Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë.

Marrëveshja u përshëndet si një “fener shprese” nga OKB-ja pas muajsh luftimesh.

Marrëveshja e cila u desh dy muaj për t’u arritur, do të zgjasë për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika