Zelenskyy depërton me fjalim edhe në “The Grammys”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shfaq të dielën në një video në ekran, në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve “the Grammys” 2022, në Las Vegas.

Ai përmes videos ka kërkuar mbështetje për të treguar historinë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Plotësoni heshtjen me muzikën tuaj, plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë”, ka thënë ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, flet në ekran në ceremoninë e 64-të të ndarjes së çmimeve Grammy të dielën, 3 prill 2022, në Las Vegas. (AP Photo/Chris Pizzello)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë mesazhit të regjistruar paraprakisht që u transmetua në emision të dielën mbrëma, ai foli në gjuhën angleze, duke e krahasuar sulmin me një heshtje vdekjeprurëse që kërcënon të shuajë ëndrrat dhe jetët e popullit ukrainas, përfshirë fëmijët.

Sipas fjalëve të tij: “Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të veshjeve formale. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, madje edhe atyre që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi.”

The Recording Academy, me partnerin e saj Global Citizen, para ceremonisë, folën për një fushatë të mediave sociale të quajtur “Stand Up For Ukraine” për të mbledhur para dhe për mbështetje humanitare për popullin ukrainas.

Zelenskyy i ka thënë audiencës përmes një videomesazhi se, përmes muzikës dhe pamjeve, ata mund ta plotësojnë dhimbjen e historisë së Ukrainës.

Zelensky gives Grammys speech about the power of music in war“Plotësoni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet tuaja sociale, në TV, na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni, por jo në heshtje. Dhe atëherë paqja do të vijë në të gjitha qytetet tona”, ka theksuar ai.

Pas mesazhit të Zelenskyy-t, John Legend performoi këngën e tij “Free” me muzikantët ukrainas Siuzanna Iglidan dhe Mika Newton dhe poeten Lyuba Yakimchuk, ndërsa imazhet nga lufta u shfaqën në ekranet pas tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika