Zelenskyy do të udhëtojë në Japoni për samitin e G7

Në dhjetë ditët e fundit, presidenti ukrainas ka udhëtuar në Itali, Gjermani, Francë dhe Britani të Madhe. Radhës së vizitave të tij do t'i shtohet edhe Japonia në të cilën, pritet të mbahet samiti i G7

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të udhëtojë në Japoni për samitin e G7.

Lajmin e ka bërë të  ditur një zyrtar ukrainas i sigurisë për televizionin shtetëror, sipas një raporti të Reuters.

“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj është prania e presidentit tonë që është absolutisht thelbësore për t’i mbrojtur interesat tona,” tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Fuqitë e G7 këtë fundjavë janë përqendruar në shtrëngimin e Rusisë dhe riafirmimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën, veçanërisht pasi pritet që vendi të nisë një kundërofensivë të pranverës.

Javën e kaluar, presidenti Zelenskyy i tha BBC-së se ushtrisë së tij i duhej më shumë kohë dhe pajisje para se të mund të fillonin një sulm për të rimarrë disa territore të pushtuara.

Tashmë, Japonia ka tërhequr një vijë të qartë për luftën në Ukrainë, duke u bashkuar me vendet e tjera të G7 për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kishida vizitoi Ukrainën në mars dhe ka premtuar 5.5 miliardë dollarë shtesë (4.4 miliardë £) në mbështetje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika