Mbrojtja kundërajrore ishte pika kyçe e diskutimit të Presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti ukrainas, përmes një postimi në Twitter.
“Bisedë produktive me @POTUS (Llogaria e Twitter-it të Biden). Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne kemi nevojë gjithashtu për udhëheqjen e SHBA-së me qëndrimin e ashpër të G7 dhe me mbështetjen për rezolutën tonë të GA të OKB-së”, ka shkruar Zelenskyy.
Productive conversation with @POTUS. Air defense is currently the number 1 priority in our defense cooperation.
We also need US leadership with the G7's tough stance and with support for our UN GA resolution.— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 10, 2022
Në një video drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve, Zelenskyy ka komentuar sulmet e ditës së hënë nga forcat ruse, sulme të cilësuara si ato më të intensifikuarat që nga fillimi i luftës.
Zelenskyy tha se forcat ruse kanë si synim dy objektiva, objektet energjetike në të gjithë vendin, dhe njerëzit.
Ai paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por sipas tij, kurrë nuk do të ketë ndërprerje të besimit në fitore.
Zelenskyy: Terroristët rusë kanë dy objektiva në Ukrainë, objektet energjetike dhe njerëzit