Zelenskyy flet për gjendjen e të ngujuarve në Azovstal

Zelenskyy ka deklaruar se zyrtarët ukrainas po përpiqen të evakuuojnë forcat ushtarake, të cilët kanë mbetur në fabrikën e Azovstalit, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një videoje, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit dhe stafin mjekësor nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, pasi evakuuimi i të gjithë civilëve ka përfunduar të shtunën.

Sipas tij, zyrtarët ukrainas po përpiqen gjithashtu të evakuuojnë forcat ushtarake që kanë mbetur në fabrikë, të ngujuar në strehimore të thella nëntokësore dhe tunele, me shumë pak ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.

Por, ai ka pranuar se kjo ishte “jashtëzakonisht e vështirë”.

Zona industriale është bërë një simbol i rezistencës ukrainase, në një qytet që tani është pothuajse tërësisht i pushtuar dhe i shkatërruar nga rusët.

“Familjarët e luftëtarëve presin me dëshpërim një plan për shpëtimin e tyre të sigurt”, është shprehur ai.

Zyrtarët ukrainas kanë frikë se Rusia mund t’i shtojë sulmet përpara Ditës së Fitores së Rusisë, për të shënuar fitoren mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, të hënën.

Rusia ka thënë se luftëtarët ukrainas duhet t’i dorëzojnë armët e tyre, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga ta.

Më 6 maj, qindra civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal, nga operacionet e shpëtimit të udhëhequra nga OKB-ja.

Ndërkaq, të dielën shënon dita e 75-të e agresionit rus në Ukrainë.

 

Rreth 500 civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal në Mariupol

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika