Një video e cila tregon bombardimin e një ndërtese, është publikuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Me anë të një postimi në Twitter, Zelenskyy ka shkruar se në të banonin edhe fëmijë, duke theksuar se gjëra të tilla nuk duhen normalizuar.
“Tani për tani, zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë po qëllohen me armë zjarri. Kjo nuk duhet të jetë ‘vetëm një ditë tjetër’ në Ukrainë apo kudo tjetër në botë. Bota ka nevojë për unitet dhe vendosmëri më të madhe për të mposhtur terrorin rus më shpejt dhe për t’i mbrojtur jetët”, ka shkruar ai.
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
This must not become "just another day" in 🇺🇦 or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023
Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.