Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në një video drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve, ka komentuar sulmet e ditës së hënë të 10 tetorit nga forcat ruse, të cilat ishin me të intensifikuarat që nga fillimi i luftës.
Zelenskyy tha se forcat ruse kanë si synim dy objektiva, objektet energjetike në të gjithë vendin, dhe objektivi i dytë janë njerëzit.
Sulmohet kryeqyteti i Ukrainës, raportohet për disa shpërthime të fuqishme
“…Dhjetra raketa, ‘Shaheds’ iraniane. Ata kanë dy objektiva. Objektet energjetike në të gjithë vendin. Rajoni i Kievit dhe rajoni Khmelnytskyi, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni Ivano-Frankivsk, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni Kharkiv, rajoni Zhytomyr, rajoni Kirovohrad, në jug të vendit. Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik…Objektivi i dytë janë njerëzit”, ka thënë Zelenskyy.
Ai paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por sipas tij, kurrë nuk do të ketë ndërprerje të besimit në fitore.
Gjithashtu, Zelenskyy bëri të ditur se ekipet e shpëtimit janë duke punuar, dhe se sistemi i mbrojtjes ajore është duke funksionuar, i cili deri më tani i ka rrëzuar rreth 38 objektiva ajrore.
Zelenskyy e përfundoi fjalimin e tij duke thënë “Ukraina ekzistonte përpara se të shfaqej ky armik, dhe Ukraina do të ekzistojë pas saj”.
Pas sulmeve në Kiev, Zelensky thërret mbledhje urgjente me G7