Zemaj: 750 mijë euro investim në Kardiologji, ndërkohë që sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka shprehur kritika ndaj qeverisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shëndetësisë. Zemaj ka theksuar se në vend që të shihet përparim, sfidat dhe dështimet në sektorin shëndetësor vazhdojnë të krijojnë një situatë të vështirë

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se pas 32 muajsh e dy javësh të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në fushën e shëndetësisë në Kosovë, sfidat dhe dështimet duket se vazhdojnë të krijojnë një situatë të vështirë.

“Pas 32 muaj e dy javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij është e papranueshme të shohim një investim të kësaj shkalle në një projekt të ri, kur mungesat thelbësore në furnizimin e spitaleve janë kaq të dukshme.

Mungesa e shiringave, infuzioneve, letrës higjenike dhe sapunit tregon për një problem të thellë që duhet të trajtohet menjëherë.

“Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses. Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjenike. Nuk ka as sapun. Marre!”, ka përfunduar Zemaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika