Zemaj: E kemi demaskuar Qeverinë për aferat e mëdha korruptive

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se kanë demaskuar Qeverinë e Kosovës për përfshirjen e saj në afera të mëdha korruptive, përfshirë akuzat për keqpërdorim të teksteve shkollore, ku, sipas tij, janë shpenzuar më shumë miliona sesa në vitet paraprake

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka theksuar se kanë arritur demaskimin e disa individëve dhe të Qeverisë, të cilët janë përfshirë në afera të mëdha korruptive, duke përfshirë edhe akuzat për keqpërdorim të teksteve shkollore.

“Atë që kemi mundur ta bëjmë, edhe e them me përgjegjësi të plotë, është demaskimi i disa individëve, por edhe i kësaj strukture qeveritare, sidomos me aferat e mëdha korruptive që tashmë kanë dalë në sipërfaqe, e një ndër to është i dyshuar që ka keqpërdorim edhe me tekstet shkollore, ku janë shpenzuar më shumë miliona sesa në vitet paraprake”, ka deklaruar Zemaj në emisionin “FIVE”.

“781 kontrata njëburimore nga Qeveria të dyshuara për korrupsion”

Sa u përket kontratave njëburimore të Qeverisë, Zemaj ka theksuar se duhet hetim parlamentar, pasi bëhet fjalë për 781 kontrata të negociuara, dhe sipas tij nga to do të dëshmohet se ka pasur korrupsion.

“Ne do të ishim shumë të kufizuar, nëse do të ishte çështja për pesë ose gjashtë kontrata, po flasim për 781 kontrata të negociuara ose që quhen sekrete, domethënë, negocim mes individësh, kuptohet, si bartës i institucionit dhe njerëzve që shumica nga ta po dalin që janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Dhe nga 781 është pa dyshim dhe besoj që do të dëshmohet se aty ka pasur korrupsion”, ka thënë ai.

“Ku i shohim çmimet bazë, kur i shohim çmimet para një viti, para dy tri vitesh, ku i shohim ofertat që kanë dështuar në procedurë të hapur dhe kur i shohim statistikat buxhetore se si është dhënë një tender me shumë miliona sesa ka qenë baza fillestare, atëherë edhe insistimi jonë vlen”, ka deklaruar tutje Zemaj.

Ndër të tjera, deputeti i LDK-së, i pyetur për zgjedhjet e parakohshme që po i përmend secila parti, madje edhe Qeveria, ka deklaruar se partia e tij është gjithmonë e gatshme dhe e përgatitur për t’i mbajtur ato.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika