Zemaj: Haradinaj i ka 7-8 vota vetë, me mocion s’ka hajgare

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka gjithsej shtatë-tetë vota në posedim lidhur me mocionin e mosbesimit për të cilin u kishte bërë thirrje partive opozitare për ta mbështetur

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë nuk është temë për t’u bërë shaka, ngase me të krijohen kushtet për t’u rrëzuar një qeveri në pushtet.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Zemaj ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka gjithsej shtatë-tetë vota në posedim lidhur me mocionin.

“Ai (Ramush Haradinaj)i ka 7-8 vota vetë. Ne po e shohim dikë që e ka fituar pushtetin me 51 për qind, i ka 67 deputetët në Kuvendin e Kosovës. Me mocion hajgare nuk ka, kur të bëhet, bëhen kushtet me ra qeveria”, ka deklaruar Zemaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka qëndrimin për të ngritur një mocion mosbesimi kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti i kishte bërë thirrje opozitës për ta mbështetur në këtë mocion.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika