Zemaj i reagon Sveçlës e Rizvanollit: Minatorët mund t’i mashtroni, por hajna s’i bëni kurrë

Armend Zemaj, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj i ka reaguar ashpër Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të cilët u panë teksa bisedonin me minatorë të Trepçës duke u kërkuar të gjejnë “kush po vjedhë” në ndërmarrje derisa ata nuk kanë marrë pagë prej tre muajsh.

Zemaj i ka kritikuar për mënyren e përdorimit të parasë publike dhe tenderët njëburimorë.

“Minatorët ishin dhe do të jenë krenaria e Kosovës! Hajnitë i gjeni në 1805 tenderë sekret tuaj, në më shumë se 240 milion nga këta tender, në miliona keqpërdorime në barna, në 31 milion shpenzime të luksit, në bordet që ju i keni kapur, e në fondet që ju i keni krijuar dhe i mbani sekret”.

“Minatorët mund t’i mashtroni siç i mashtruat, por hajna nuk mund t’i bëni kurrë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika