Zemaj kritikon qeverinë: Ndaleni gjuetinë ndaj sektorit të shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka kritikuar qeverinë për ndërprerjen e kontratave të punës për mbi 1 mijë punëtorët shëndetësorë të cilët ishin të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19, ka kërkuar ndaljen e "gjuetisë qeveritare"

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

“Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti”.

Kështu është kritikuar qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kohë që ka kërkuar nga qeveria vazhdimin e kontratave të punës për mbi një mijë punonjës shëndetësorë, të cilët ishin të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas Zemajt, ish-ministër i Shëndetësisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “gjuetia qeveritare” kundër punonjësve shëndetësorë po vazhdon, gjë që siç thotë ai, e njëjta dëmton edhe shëndetin e qytetarëve.

“Kjo qeveri, mbi 1200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi. Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor”, shtoi ai.

Infermierët e Kosovës në protestën e tyre në kohën e pandemisë

Ndërkaq, në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit Covid-19, Ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk e kanë marrë as shtesën e 100 eurove që është paraparë të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Më 12 maj të këtij viti, infermierët i kanë dërguar letër publike ministrit të shëndetësisë, ku edhe kanë kërkuar vazhdimin e kontratave të tyre.

LDK kërkon vazhdimin e kontratave për mbi 1 mijë punëtorë shëndetësorë

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika