Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet për “kapje” të institucioneve të pavarura publike.
Dhe, sipas Zemajt, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mbetur “edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur” dhe pastaj “me shkopin e diktatorit me udhëheqë” .
Ai ka kritikuar deputetët e mazhorancës për nënshtrim nga jashtë, e, në këtë ndikim/nënshtrim, s’bëjnë pjesë as Kushtetuta e as populli që i ka zgjedhur.
“Ne kemi thënë që kemi interferim në vendimmarrje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sidomos të mazhorancës. Kemi pa që diskutimet orientimet, votimet diktohet nga jashtë… deputetët me Kushtetutë e japin betimin se janë të praruar pavarësisht se vijnë si konjekturë e një subjekti politik. Me Kushtetutë edhe me ligj i nënshtrohen vetëm popullit.
S’po rezistojnë (ndaj këtij ndikimi) dhe për këtë arsye nuk e ki asnjë institucion të pavarur që funksion normal në RKS. Ose ka mbetë me ushtrues detyre, ose ka mbetë i emëruar i vetëshkarkuar, ose i shkarkuar nga të njëjtit njerëz, ose me ndërhyrje eklatante që quhen në vendimmarrjen pavarur ka mbetë edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur që ne e quajmë dhe me atë shkopin e diktatorit me udhëheqë siç sikur se që po pretendojnë. Dhe kjo është që ne e quajmë shqetësim…”, ka thënë Zemaj në “FIVE” të Dukagjinit.
Zemaj akuzoi VV-në se ka futur duart edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
“BQK-ja udhëhiqet nga ndërhyrjet që janë parë direkt të VV-së. Edhe të përzgjedhur edhe anëtarët e bordit kanë një lidhje dhe një adresë politike, VV-në. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, ka shtuar Zemaj.
Orientimi i Kosovës, theksoi Zemaj, duhet të jetë shqetësim edhe për qytetarët.
“Orientimi i Kosovës është shqetësimi më i madh që duhet çdo qytetar normal, jo për ata që nuk jetojnë këtu”, ka shtuar ai.
Zemaj në “FIVE” pati një kritikë edhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, i cili tha se nuk do të marrë pjesë në një takim të thirrur nga Brukseli zyrtar për çështjen e dinarit.
“Por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, ishte deklarimi i Bislimit, që sipas Zemajt, është fëmijëror.
“Po nëse ka diçka që është në prapavijë ngas ajo që thuhet se një përgjigje e shpejtë nuk do të shkojë mendoj që është përgjigje fëmijërore, pasi ke përgjegjësi të mëdha në këtë proces si përfaqësues i Kosovës në procesin e dialogut.
Mendoj kjo sjellje nuk i ndihmon as qeverisë aktuale, as individëve. Kemi parë gafa kohëve të fundit nga zëvendëskryeministri, kemi parë gafa që janë eklatante edhe në kuptimin diplomatik edhe të shprehjes, ku është kërcënuar edhe BE-ja se ne mund të destabilizojmë situatën në veri, thuajse se është një terren i hapur që mundesh me krijua favore personale”, ka thënë Zemaj.