Zemaj: Kurti nuk e bën Kosovën shtet evropian, po e përjashton nga kjo pjesë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka vlerësuar se është Kryeministri Kurti ai i cili së bashku me subjektin e tij partiak po i bënë dëm rrugës euro-atlantike Kosovës

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se është kryeministri Albin Kurti, ai i cili po e përjashton Kosovën nga pjesa e integrimit evropian.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai ka deklaruar se kjo pjesë shihet te vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës pas arriturave të saj.

“Po shihet botërisht që Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. E përjashton nga kjo pjesë në shumë segmente të saj. Ai edhe grupi i tij ideologjik mendoj që janë duke i bërë dëmin rrugës euroatlantike Kosovës, po shhet pjesa e gjithë sanksioneve pas gjithë atyre të arriturave”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Zemaj deklaroi se dhuna e përdorur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është një mjet që duhet dënuar dhe jo vetëm në Kuvend.

Ai cilësoi qeverinë Kurti si të vetmen që përdor një sjellje të pahijshme ndaj deputetëve të Kuvend.

Megjithatë, edhe LDK u kritikua për mosopozitarizëm nga ana e analistit Astrit Gashi dhe jo vetëm. Analisti Dibran Hoxha deklaroi se ishte edhe Kujtim Shala nga radhët e LDK-së gjuha joparlamentare e së cilit ishte dëgjuar në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa kuvendi shkon në pauzë për 30 minuta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika