Zemaj: Kurti s’ka qenë i aftë të negociojë, nuk mund të heqet dorë nga kontesti historik

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj theksoi se krijimi i lidhjes direkte të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës është pushtet i ri dhe jo i komunave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se LDK-ja është shprehur kritike ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke argumentuar se propozimi nuk përfshin njohjen por parasheh zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

I ftuar në emisionin ”Five”, në RTV Dukagjini, Zemaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka qenë i aftë të  negociojë të hënën e 27 shkurtit në Bruksel.

“LDK ka kërkuar sqarime jo vetëm për procesin e mbyllur dhe jo transparent por edhe për pikat për të cilat deputetët kanë menduar dhe LDK mendon që prekin në substancën dhe përmbajtjen e vetështetësisë së Kosovës. Shumë pak morëm përgjigje, kjo ngërthen në vete se kryeministri Kurti ka qenë jo i aftë të negociojë dhe më shumë është marrë me fraza letrare se sa me përmbajtjen dhe substancën për çka mund të derivojë një marrëveshje që në pafundësi e çon Kosovën në proces të negocimit”, ka thënë ai.

Sa i përket nenit 7 të planit evropian, për të cilën kryeministri Kurti thotë se nuk është problematike, Zemaj tha se “krejt procesi dialogues në kuptimin e krijimit të një klime mirëkuptimi me agresorin sepse besojmë që jemi viktimë, dhe kjo është pjesa më përmbajtjesore që na ka prekur në sendiment por edhe ka lënduar edhe krejt procesin negocioues”.

“Kjo ndoshta është ajo thikë pas shpine në kuptimin edhe të për dorjes si politikë të vetë Kurtit si opozitar edhe mënyra se si i ka trajtuar fatin e të pagjeturve, dëmet e luftës, krimet, dhe ata rreshta që e kanë lënduar krejt pjesën tjetër të marrëveshjes”.

Sipas tij, asnjëherë nuk mund të hiqet dorë nga kontesti historik.

“Nuk mund të heqim dorë me dy rreshta të Kurtit dhe të askujt për shkak të  paaftësisë dhe problemeve apo mënyrës se si ka negociuar në këto dy vitet e fundit”.

“Krijimi i lidhjes direkte të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës është pushtet i ri”

Zemaj theksoi se krijimi i lidhjes direkte të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës është pushtet i ri dhe jo i komunave.

“Mënyra se si është e shkruar lidhja direkte me Qeverinë e Kosovës, kjo është frika që është krijimi i një pushteti tëri sepse i anashkalon të gjitha hallkat e tjera ligjore të një komuniteti, dhe këtë shpjegim Kurti është munduar të kamuflojë, të insistojë në të kaluarën në gabimet. Nëse Kurti e siguron që kjo marrëveshje i dërgon për interpretim në Kushtetutën e Kosovës edhe ne do të presim interpretimin përfundimtar”, shtoi ai.

Për të, rreziku është ndërtimi i një pushteti të ri, sepse nuk flitet për komunat por për komunitetin serb.

“Ky po e ndërton lidhjen me të gjithë komunitetin serb si etnitet i veçantë dhe në atë formë i ndalon komuniteteve të tjera çfarëdo riorganizimi tjetër dhe përkthimi është pushtet i ri, i cili çon në autonomi.  Frika është edhe me planin implementues”.

Një kryeministër nuk guxon të heqë dorë nga e kaluara historike

Deputeti i LDK-së potencoi se një kryeministër nuk guxon të heqë dorë nga e kaluara historike.

“Është fatkeqësi, adoloshencë politike dhe papërgjegjësi e madhe. Një kryeministër i vendit nuk guxon tëheqë dorë nga e kaluara jonë e lavdishme. Popullizmi, fjalët e thata,demagogjia, përfundojnë ajo cka vendoset në letër. Nëse në një proces negociues, para partnerëve dhe miqve ndërkombëtar e vë nënshkrimin që unë nuk merrna me të kaluarën, në aspektin historik është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe do të ketë problematika të mëdha në të ardhmen e afërt nëse kështu vendoset dhe pranohet ashtu siç e kemi parë në letër, që është e zeza më e keqe në procesin dialogues”.

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika