Zemaj: Ministri i Shëndetësisë i paaftë të merret me problemet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka hedhur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke thënë se nuk është duke e menaxhuar si duhet sektorin e shëndetësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj





Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, për mënyrën se si po e menaxhon sektorin e shëndetësisë.

Në një intervistë për EO, ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se përfshirja e kryeministrit të Kosovës në komisione për shëndetësi është tentim për t’i mbuluar dështimet në këtë sektor.

Zemaj i ka përmendur disa nga problemet më të mëdha në shëndetësi, siç janë mungesa e shërbimeve efikase, mungesa e barnave dhe mungesa e shpenzimit të materialit shpenzues.

“Kanë qenë shumë probleme të njohura deri më tani si mungesa e shërbimeve efikase, mungesa e barnave, mungesa e shpenzimit të materialit shpenzues. Paaftësia për t’u marrë me sektorin e shëndetësisë dhe involvimi i kryeministrit për të mbuluar këto dështime përmes njerëzve të njëjtë dhe është vetëm shtyrje kohe, në dëm të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo qasje është e dëmshme, këto veprime nuk derivojnë sukses. Targën e çmimit negativ po e paguajmë të gjithë ne edhe me këtë Qeveri dhe tretmanin çfarë po i bëhet sektorit të shëndetësisë”, ka thëna Zemaj.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se ka emëruar ministra të paaftë.

“Problemi qëndron te Qeveri Kurti sepse ai ka mandatuar ministra të paaftë dhe tash po tenton të mbulojë dështime të tyre. Problemi është që kjo Qeveri e ka marrë mandatin pa program në sektorin e shëndetësisë”, është shprehur Zemaj.

Zemaj ka thënë se ministri Latifi është duke i detektuar problemet, por sipas tij, nuk është duke u zgjidhur ato.

“Paaftësia qeverisëse, kapaciteti i vogël menaxherial, implikmi në pozita kyçe të militantëve politikë, të cilët nuk kanë përvojë menaxheriale është treguar që gjendja në shëndetësi është shumë e rënduar dhe pengesat që iu bëhen pacientëve, aparatura që nuk punojnë se qajnë kokën as ministri as Qeveria. Krejt çka bëjnë i detektojnë problemet dhe fare nuk merren me to”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket listave të pritjes, deputeti Zemaj shtoi se duhet të kategorizohen sepse rastet emergjente “nuk presin”. Në anën tjetër, ai e theksoi mungesën e anesteziologëve dhe mjekëve.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika