Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov. Takimi ka ndodhur në kuadër të Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës në Uashington DC.

Zemaj në Uashington takon ministrin ukrainas të Mbrojtjes: Kosova qëndron me Ukrainën

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një postimi në X, ku ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën.

“Sot në margjinat e Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes së Ukrainës të mbajtur në Uashington DC, isha i kënaqur që pata mundësinë të takohesha shkurtimisht me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov”, ka shkruar Zemaj.

Kurse, sot, në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, qeveria e Shteteve të Bashkuara mbajti ditën e parë të Konferencës së Bazës Industriale të Mbrojtjes SHBA-Ukrainë në Departamentin e Tregtisë në Uashington.

Siç njofton Shtëpia e Bardhë konferenca mblodhi rreth 350 përfaqësues të industrisë dhe qeverisë amerikane, ukrainase dhe evropiane në fokusin e rritjes së konsiderueshme të prodhimit të armëve për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri kundër agresionit rus dhe për të forcuar vetëmbrojtjen afatgjatë të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika