Zemaj pas zjarrit në IML akuzon Qeverinë për paaftësi, kërkon edhe dorëheqje

Deputeti i LDK-së, Armen Zemaj, ka thënë se ministrat e Qeverisë së Kosovë po heshtin pas zjarrit që e kaploi objektin e IML-së në Prishtinë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ministrat e Qeverisë së Kosovës po heshtin pas djegies së dy zyrave të IML-së në Prishtinë.

“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të Qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Zemaj bëri thirrje për përgjegjësi dhe po ashtu dorëheqje.

Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore e ka kapluar zjarri mëngjesin e së martës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me zjarrin në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Në reagimin e tyre thuhet se zjarri është lokalizuar dhe se ende nuk dihen shkaqet.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika