Zemaj – Qeverisë: Tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i DASH-it e “rrënoi përtokë një propagandë të shumicës se e kemi luftuar korrupsionin”.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, Zemaj tha ky raport ndërkombëtar e ka bërë të qartë korrupsionin serioz qeveritar.

“Tani kur e kemi këtë raport i cili veç se e ka konfirmuar secilin shqetësim tonin, tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar, sepse qeveria juaj po emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhni në bukë e grurë të rezervave shtetërore e kur kapeni në flagrancë i ikni përgjegjësisë… sulmoni, etiketoni, akuzoni prokurorinë e policinë, lëshoni militantë në mbrojtje, por nuk mund t’iu ikni. Zhytja në afera me tenderë sekretë është ajo që juve po iu befason, apo fakton si regjim i korruptuar”, tha ai.

Nga të gjeturat e këtij raporti, Zemaj i renditi katër prej tyre më shqetësuese.

“Kur e gjithë Kosova priste ta shkarkonit Martin Berishën, ju e mbrojtët në mënyrë partizane me gjithë fuqinë që kishit… Këto veprime i kushtuan miliona humbje taksa qytetarëve tanë. Nga shumë të gjetura në këtë raport, katër prej tyre janë më shqetësuese dhe po pengojnë të ardhmen e Kosovës. Korrupsion serioz qeveritar, probleme serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe mediave, hapa jokonsistentë për t’i identifikuar, hetuar e ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje…”.

Ai thekson se LDK e ka pranuar me shqetësim këtë raport, i cili, sipas tij, fatkeqësisht konfirmon të gjitha shqetësimet e kësaj partie opozitare.

“Ky raport i dha vulë edhe paaftësisë së qeverisë për ta luftuar korrupsionin. Nuk ishte vetëm ky. Edhe Raporti i FreedomHouse vihet në theks të veçantë skandali i MINT për rezerva shtetërore…”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika