Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi pranë Liqenit të Ujmanit, duke dënuar akterët përgjegjës dhe duke kërkuar që ata të sillen para drejtësisë.
Në një postim në Facebook, Zeqiri ka deklaruar se nuk ka vend për panik, pasi situata është nën kontrollin e plotë të organeve të rendit.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Komunës së Zubin-Potokut. I dënoj fuqishëm akterët e shpërthimit që ndodhi sot rreth 14:30 min. Dhe si pasojë pati dëmtime të dy veturave të qytetarëve që po pushonin dhe freskoheshin në Liqenin e Ujmanit.
Uroj që së shpejti të kapen akterët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderisa gjendja është nën kontrollin e plotë të organeve të rendit”, është shprehur Zeqiri.
Ndaj sulmit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se “Serbisë nuk i leverdis normaliteti në veri”.
Sulm me granatë në Ujman, dëmtohen disa vetura, reagon kryeministri kurti