Zeqiri për pagat e policëve: Ka pasur pakënaqësi të mëdha, te disa ka pasur ngritje, ndërsa te disa zbritje

Imer Zeqiri, Kryetar i Sindikatës të Policisë së Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se në pagat e zyrtarëve policorë me koeficentin 105 euro, te disa ka pasur rritje e te disa ka pasur zbritje.

Zeqiri në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se ngritje të pagave ka pasur te kategoria “polic i lartë , rreshter dhe toger” dhe se kjo rritje, sipas tij, ka qenë në bazë të viteve të përvojës së punës.

“Nëse jemi te pjesa e uniformuar, ngritje të pagave ka pasur te kategoria polic i lartë , rreshter dhe toger, ka qenë në bazë të viteve të përvojës së punës”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se ka pasur pakënaqësi të madhe nga punëtorët, pasi pagat kanë dalë pa shtesat e rrezikshmërisë.

“Te një kategori kemi zbritje të pagës, ndërsa nuk e kanë marrë me zbritje e kanë marrë sikurse pagën e janarit. Stafi civil janë të dëshpruar, shumica prej tyre, sepse kemi asistentë administrativë dhe kategorisë së klasës së tyre u kanë dalë sikurse të janarit,  kemi te disa zyrtarë policorë zbritje edhe te disa te stafi civil”, ka thënë Zeqiri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika