Zeqiri: Rreziku për policët është shumë i lartë, 23 prej tyre kanë humbur jetën në vend pune

Zeqiri në intervistën për “Five” theksoi se zyrtarët policorë në Kosovë ballafaqohen me rreziqe të konsiderueshme gjatë punës së tyre

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka njoftuar se polici i plagosur sot nga operacioni policor për kapjen e grabitësve të Suharekës është jashtë rrezikut për jetë.

Zeqiri në “Five” tha se zyrtarët policorë të Kosovës përballen me rreziqe të mëdha në vendin e punës.

“Është jashtë rrezikut për jetë… informacionet i kam nga kolegët e mediat. Të gjithë policët me autorizime policore janë në detyrë 24 orë, kanë obligim të intervenojnë në çdo rast edhe nëse nuk janë në orar. Rrezikshmëria është më e larta, krahasuar me institucionet tjera apo me sektorët e tjerë. Nuk mund ta përjashtojmë asnjë zyrtarë policorë nga rrezikshmëria, sepse ka obligim ligjor të veprojë në çdo rast, pa marrë parasysh rastin”, tha ai.

Zeqiri theksoi se që nga formimi i Policisë së Kosovës, 23 zyrtarë policorë e kanë humbur jetën, kurse rreth 4 mijë e 700 të tjerë janë lënduar në vendin e punës.

Disa, sipas tij, kanë mbetur me invaliditet të përhershëm.

“Në realitet, kjo është e njohur në gjithë botën se Policia gjatë veprimeve policore rrezikohen, prandaj nëse flasim për shtesat e rrezikshmërisë, ose u takon policëve, ose s’di kush e meriton më shumë. Kemi 23 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën, kemi 4700 raste të lëndimeve dhe disa kanë mbetur me invaliditet të përhershëm. Policia sfidohet për cdo ditë me rreziqe, mbi 90% janë rreziqe të larta”, tha ai.

Policia konfirmon vrasjen e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, arrestohen edhe 4 të tjerë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika