Zeqiri: S’e di a do të shkoj në komunë, do ta shikoj pas takimit me Hovenier

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se fillimisht do të takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në zyrën e tij në objektin komunal apo jo

Betimi i kryetarit të ri në Zubin Potok, Izmir Zeqiri

Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkojë për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendosë a do të shkojë në komunë a po jo.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika