Zero vota, në tri prej katër vendvotimeve në Zubin Potok

Gazetarët e RTV Dukagjini, të cilët po raportojnë lidhur me procesin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale në veri të Kosovës, kanë thënë se në komunën e Zubin Potokut situata është e qetë, por se deri më tani në tri nga katër vendvotimet, të drejtën për të votuar nuk e ka shfrytëzuar asnjë qytetar

Në të djathtë, gazetari i RTV Dukagjinit, Mehmet Krasniqi, direkt nga komuna e Zubin Potokut

Dalja e qytetarëve me të drejtë vote për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të vendit, ashtu siç edhe u parashikua, është minimale.

Në komunën e Zubin Potokut situata është e qetë, por deri në këto momente në tri nga katër vendvotimet, të drejtën për të votuar nuk e ka shfrytëzuar asnjë qytetar.

Në njërën nga këto vendvotime, në Velje Breg, ka qëndruar gazetari i RTV Dukagjini, Mehmet Krasniqi, i cili konfirmoi se deri në orën 17:20 nuk ka pasur asnjë person që ka votuar në këtë vendvotim.

Kryesuesi i kësaj qendre, Arton Mezraja, për RTV Dukagjini tha se numri i votuesve në këtë qendër votimi është mbi katër mijë, dhe se asnjëri nga ta nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për votë.

“Në përgjithësi ka filluar mirë në orën 7 ka qenë e gatshme qendra e votimit, por megjithatë deri në këtë moment, nuk ka asnjë qytetar që ka votuar. Numri i votuesve është 4 mijë e 11 votues. Asnjë material nuk është shfrytëzu, ka qenë vetëm një qytetar që është ndalë, dhe është interesu nëse në listën zgjedhore është një kandidate e tij e preferuar, por nuk ka qenë”, ka thënë ai.

Në këtë pikë votuese, ka qëndruar Policia e Kosovës, zyrtarët e të cilëve janë zëvendësuar nga kolegët e tyre rreth orës 16:30.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika