Zëvendës-avokati i popullit kritikon procesin e emërtimit të rrugëve në veri – thotë se duhet të jenë edhe me alfabetin cirilikë

Zëvendësavokati i Popullit, Srdjan Sentiq ka thënë se shkrimi i gjuhës serbe është shqiptarizuar.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin “Kallxo Përnime’, në të cilin u diskutua për dezinformimin në komunitete në Kosovë.

“Të gjitha tabelat e institucioneve të Kosovës, madje edhe në komuna, shkrimi i gjuhës serbe është i shqiptarizuar, nuk shkruan Kosovo, por Kosova. Madje edhe në tabelat e vendosura në veri shkruan Kosova dhe jo Kosovo. Kjo është një gjë që unë sinqerisht nuk mund ta kuptoj”, tha zëvendësavokati i Popullit, Srdjan Sentiq.

Ai shtoi se çështja e gjuhës është shndërruar në një çështje teknike.

“I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shikojnë pasaportën e tyre, letërnjoftimin e tyre, lejen e drejtimit të tyre dhe lejen e qarkullimit të tyre. Do të shohin se shkrimi në gjuhën serbe është i shkruar me alfabetin cirilik. Pse? Alfabeti cirilik është alfabeti zyrtar i gjuhës serbe edhe për mua është e paimagjinueshme që dikush ta kontestojë alfabetin e gjuhës serbe në vitin 2024. Pse do duhej që dikush ta kontestojë alfabetin e dikujt? Pse? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, sepse çështja e gjuhës nuk është vetëm çështje e komunikimit, por e identitetit. Një prej shtyllave kryesore të identitetit është gjuha dhe nëse në këtë rast dikush dëshiron që në komunitetin serb t’i ndryshojë tabelat e shkruara në alfabetin cirilik, komuniteti serb këtë mund ta përjetojë si sulm ndaj identitetit. Kjo më tutje është një shembull ‘par excellence’ e sulmit ndaj të drejtave të njeriut. Konsideroj që këto nuk janë shembuj që duhen ndjekur. Unë nuk mund të besoj… E keni shembullin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, tabela me mbishkrim është e shkruar në alfabetin cirilik”, – tha ai.

Ai foli edhe për harmonizimin e gjuhës, që sipas tij nuk është duke ndodhur, duke shtuar që disa institucione thonë që nuk kanë buxhet apo kuadro për këtë gjë.

“Dhe vitin e kaluar, sipas detyrës zyrtare, pra ‘ex officio’, kemi bërë një raport me rekomandime që lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe ligjit në Kosovë dhe nuk e dimë arsyen se pse ky harmonizim i gjuhës nuk është duke ndodhur. Ato çështjet teknike që nuk kanë buxhet, nuk kanë kuadro…Pse institucioni i Avokatit të Popullit ka staf dhe nuk ka probleme me buxhet? Pse gjykata Kushtetuese nuk e ka problemin me staf dhe me buxhet, ose pse Zyra për komunitete dhe kthim nuk ka probleme me staf dhe buxhet, por e kanë institucionet tjera? “Nuk kemi buxhet. Kemi probleme teknike. Nuk kemi kuadro.” Unë mendoj që kjo çështje mund të zgjidhet nëse…”, tha mes tjerash në Kallxo Përnime, zëendësavokati i Popullit, Srdjan Sentiq./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika