Zëvendësimi i policëve të bllokuar në Leposaviq, EULEX konfirmon se u bë me ndihmën e tyre

EULEX-i ka njoftuar se ka përcjellë një kolonë të Policisë së Kosovës me policë të rregullt, të cilët kanë zëvendësuar ata në stacionin policor të Leposaviq-it

Foto ilustrim nga EULEX

Gjatë të shtunës në orët e pasdites, policët që kanë qenë të stacionuar në veri të Kosovës, janë zëvendësuar me disa të tjerë pas dy javësh që kishin mbetur të bllokuar në Leposaviq.

Zëvendësimi i tyre është mundësuar nga misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, kështu e kanë konfirmuar nga EULEX-i në një përgjigje për Telegrafin.

Po ashtu, ata kanë thënë se kanë asistuar në këtë gjë, pas një kërkese që kanë pasur nga Policia e Kosovës.

“Pas një kërkese formale të Policisë së Kosovës, më 24 dhjetor, EULEX-i shoqëroi një kolonë të policëve të rregullt të Policisë së Kosovës, të cilët bënin rotacion dhe zëvendësonin policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Tashmë, janë gjithsej 11 barrikada në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat janë të vendosura që nga 10 dhjetori nga serbët lokalë, si përgjigje ndaj arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Ndërsa, misioni i KFOR-it ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, se për shkak të mungesës së sigurisë, është refuzuar kërkesa e Kosovës që përmes një helikopteri, i arrestuari Pantiq të transferohej nga Jarinja për në Prishtinë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur”.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës dhe qytetarëve.

Policia e Kosovës ka shtrirë pikëkontrollet e saj në drejtimin Mitrovicë-Leposaviq, me qëllim të pengimit të aktiviteteve kriminale, por duke siguruar kështu edhe lëvizjen e lirë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre edhe nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika