Zëvendëskryeministri Bislimi takohet me përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropianë nga Kosova

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme disa përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian nga Kosova (YEA)

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme disa përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropianë nga Kosova (YEA).

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Me ardhjen e liberalizimit të vizave, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë të lirë për vizita afatshkurtra. Veçanërisht për të rinjtë, të cilët do të mund të vizitojnë kryeqendrat evropiane, pa barrierat e së kaluarës”, thuhet në njoftim.

Të rinjtë janë motori lëvizës e forca shtytëse e një shoqërie, veçanërisht në vendin tonë, prej rinisë dinamike e moshës mesatare relativisht të re.

Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata mbi fushatën e Qeverisë për liberalizimin e vizave e kontributin që ata mund të japin në informimin e komuniteteve të tyre, sipas edhe rolit që ata mbajnë si ambasadorë të rinj.

Gjithashtu, ai theksoi vëmendjen e veçantë të qeverisë ndaj të rinjve e politikat e ndjekura në këtë drejtim.

Ai i falënderoi për takimin e bisedën e frytshme të zhvilluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika