Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka marrë pjesë në Punëtorinë për Arbitrazhin e Investimeve (ISDS).
Zëvendësministri Qorrolli ka thënë se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në inkurajimin e qytetarëve dhe të bizneseve për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve.
Në këtë kuptim, zëvendësministri Qorrolli është shprehur se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë hapa konkretë për shfrytëzimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve, duke përmendur kështu Ligjin për Gjykatën Komerciale, i cili është materializuar me ngritjen e Gjykatës Komerciale dhe i jep kësaj të fundit kompetencë t’i zhvillojë me prioritet procedurat e arbitrazhit.
“Tutje zëvendësministri Qorrolli tha se mbetet akoma të punohet për avancimin e rolit dhe ruajtjen e imazhit të arbitrazhin në vendin tonë”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.
Punëtoria e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe GIZ-i gjerman, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të diskutohet për fazat e arbitrazhit të investimeve dhe procedurat.