Zëvendësministri i Mbrojtjes: Heronjtë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha treguan rrugën e çlirimit

Kosova ka paraqitur kërkesë për blerjen e raketave 'Javelin' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka konfirmuar për emisionin FIVE të TV Dukagjinit, angazhimin e tyre në blerje të shumta dhe planifikimet për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, e ka quajtur ditë të veçantë përkujtimin e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke i nderuar ata dhe duke përmendur rolin e tyre të shquar në historinë e lirisë së Kosovës.

“Jemi rrugës nga Gjilani, dhe tani jemi duke shkuar në aktivitetin qendror që mbahet Akademia përkujtimore për Rexhep Malin dhe Nuhi Berishën, dy heronjtë tanë që organizohet nën patronimin e kryeministrit të Kosovës. Edhe tani kam emocione kur i përmendi, pasi të dy i kam njohur dhe që nga vepra e tyre sakrifica dhe ajo çfarë ata kanë dërguar te ne kemi jetuar kemi rrugëtuar kemi luftuar dhe kemi fituar me gjithë atë potencial që ata e kanë dhënë për çështjen tonë kombëtare dhe vetë rënia e tyre simbolike është mesazhi më i fuqishëm që kishte ardhur dita që të niset lufta çlirimtare,” ka deklaruar zëvendësministri Syla për emisionin FIVE.

Ai ka theksuar rolin e tyre si rezistentët kryesorë që i kishte bashkuar ideali.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Siç është shprehur ai, Rexhep Mala ishte simbol i qëndresës kombëtare, duke treguar guxim nëpër burgje dhe fituar emrin e qëndresës së kombit.

Ndërkaq, Nuhi Berisha është përshkruar si shembull i guximit të rinisë shqiptare, duke bashkuar energjinë dhe idetë për çlirimin e Kosovës.

“Dy heronjtë ishin me simbolika të veçanta por që i bashkoi ideali, Rexhep Mali ishte qëndresa e kombit me veprën e tij dhe qëndresën nëpër burgje vërtet e ka fituar këtë emër, ndërsa Nuhi Berisha ishte guximi i rinisë shqiptare që të dy me një moshë 10 vjeçare që i ndante u bashkuan si qëndresa me guximin dhe me idetë planprogramin qartë politike dhe kombëtare për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Syla ka theksuar se rënia e tyre ka qenë një mesazh i fortë për popullin shqiptarë.

“Me flijimin e tyre ata na treguan se nuk ka rrugë tjetër përveç çlirimit, ata ranë sepse pas tyre lindën me mijëra të tjerë. Ata ishin zëri i fuqishëm e asaj se çfarë do të plasonte më vonë,” ka thënë Syla.

Blerja e raketave ‘Javelin’, Syla: Po punojmë për blerje të shumta

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, dhe pritet aprovimi i Kongresit amerikan për këtë marrëveshje.

Zëvendësministri Syla ka theksuar se ata po punojnë në blerje të shumta dhe sigurimin e sistemeve të ndryshme.

Ai gjithashtu ka shtuar nuk ka ndalesa për asnjë lloj të pajisjeve dhe se këto blerje varen nga kushtet, buxheti, programet dhe projektet.

“Ne jemi duke punuar në blerje të shumta edhe në sigurimin e sistemeve të ndryshme, dhe për asnjë sistem asnjë lloj të pajisjeve ne nuk kemi ndalesa prandaj varet prej kushteve varet prej buxhetit, prej programit dhe projektit, planifikimit tonë se kujt i nevojitet cilat armë i nevojitet dhe cilat janë në programin tonë tagjitur që është duke kaluar ushtria jonë. Ne kemi shumë takime  të rëndësishme edhe me ShBA edhe me shtete të tjera me të cilat në vazhdimësi e diskutojmë planin tonë, diskutojmë strategjinë edhe për zhvillimin e forcave tona, varësisht nga këto debate dhe analiza të thella ne veprojmë”, ka deklaruar Syla.

Syla ka bërë të ditur se kanë takime të rëndësishme me SHBA dhe shtete të tjera për të diskutuar planin, strategjinë dhe zhvillimin e forcave të tyre.

Për sa i përket blerjeve të tjera, ai ka pohuar se po vazhdojnë me planifikimet duke u bazuar në afate të shkurtra, të mesme dhe të gjata, gjithmonë në bashkëpunim me shtetet partnere.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika