Zëvendësministri i Mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, është deklaruar se gjithë personat që janë marrë dhe kanë bërë “spekulime” gjoja se janë sekret shtetëror çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes, do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Ai ka shtuar se ka qenë kontratë e rregullt çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nuk ka qenë kontratë për oriz dhe pasul. Ka qenë kontratë e rregullt me procedurë të rregullt. Ju lutem dispononi dhe gjurmoni gjitha dokumentacionet e mundshme. Për të gjitha procedurat se si kanë shkuar mundeni me i marrë tek organet gjegjëse. Të gjitha janë spekulime. Jo nuk është sekret shtetëror çështja e ushqimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë term. Me gjithë këta njerëz që shpifin dhe degradojnë integritetin njerëzor dhe institucional, njerëz që punojnë në institucione do të përballen me prokurorinë”, deklaroi Syla.

 

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika