Zëvendësministri i MPJD-së priti në takim sekretarin e shtetit slloven, Marko Štucin

Zëvendësministri i  Punëve të Jashtme dhe diasporës Kreshnik Ahmeti, është takuar me sekretarin e shtetit slloven, Marko Stucin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe diasporës Kreshnik Ahmeti me takim sekretarin e shtetit slloven Marko Štucin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe diasporës, Kreshnik Ahmeti, në kuadër të konsultimeve politike, ka pritur në takim delegacionin nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Sllovenisë, të kryesuar nga sekretar i shtetit, Marko Štucin.

Ahmeti thotë që diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në fushat e ekonomisë, drejtësisë dhe sigurisë.

“Pas akreditimit nga autoritetet sllovene të atasheut të mbrojtjes të Kosovës për Slloveninë, dy Republikat tona do të kenë bashkëpunim edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes”, – shkroi Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

Ahmeti shkruan që ka falënderuar shtetin slloven për mbështetjen që i ka ofruar shtetit të Kosovës në liberalizimin e vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe mbështetjen për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika