Zëvendësministri serb i emëruar nga Kurti, Qeveria: S’ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake gjatë luftës

"Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë"

Zëvendësministri serb i emëruar nga Kurti, Qeveria: S'ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Radojica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë e Kurti s’ka qenë i përfshirë në operacione luftarake gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë ditës së diel gazeta “Nacionale” ka raportuar se përmes burimeve ka pranuar informacione se “Radomiroviq ‘ka qenë pjesë e armatës serbo-jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë’ por edhe në ato në mbarë ish-Jugosllavinë kur Sllobodan Millosheviqi kishte shtënë në dorë tërë armatën jugosllave (JNA) për të kryer agresion, spastrim etnik e deri edhe në gjenocid, ndaj vendeve përbërëse të ish-Jugosllavisë – ndërmarrje kriminale këto që konkluzionin e gjetën në bombardimin e Serbisë nga (asokohe) 19 shtete të NATO-s”.

Më tej, Kryeiu, ka theksuar se Radomiroviq ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil.

“Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika