Zëvendëssekretari i Përgjithshëm NATO-s: Dialogu, e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zëvendëssekretari i Aleancës Veri Atlantike(NATO), Mircea Geoana, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë se NATO e mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi sipas tij, “dialogu në mes të Kosovës-Serbisë, është platforma e vetme për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”

Zëvendëssekretari i Aleancës Veri Atlantike(NATO) Mircea Geoana

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe, kanë pritur në takimi zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Geoana gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, është takuar me ambasadorët e 30 vendeve aleate të NATO-s, dhe partnerëve kontribues të trupave të KFOR-it.

Ai ka bërë të ditur se NATO e mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi sipas tij, “dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është platforma e vetme për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”.

Në këtë takim, përveç shteteve pjesëtare të NATO-s, kanë marrë pjesë dhe shefat e misionit të EULEX-it e UNMIK-ut.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, gjatë qëndrimit në Kosovë

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjithashtu, është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s,  Koncepti i ri Strategjik i miratuar në Madrid javën e kaluar, riafirmon rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Aleancën.

Tutje, ai ka thënë se NATO është e përkushtuar për paqe dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor për dekada.

“Misioni ynë i KFOR-it është demonstrimi më i prekshëm i këtij angazhimi”, është shprehur ai, duke theksuar se nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, KFOR-i ofron një mjedis të sigurt dhe garanton lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjithëve, transmeton KP.

Presidentja Osmani dhe Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana,

“KFOR-i vazhdon të kryejë misionin e tij, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë Kombet e Bashkuara, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Organizatat e Sigurisë në Kosovë dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, ka bërë të ditur Geoana .

Ai ka përfunduar duke treguar se si ka ndikuar agresionin i Rusisë në Ukrainë te Shtetet Perëndimore, ku sipas tij, kjo ka ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë evropiane. Ndërsa, NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për një mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika