Zgjatet afati i regjistrimit të diasporës deri më 31 dhjetor

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që regjistrimi për mërgatën të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi i njëjti përfundon në fund të këtij muaji.

Në mbledhjen e mbajtur nga kabineti qeveritar, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që afati të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ajo ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur një dinamikë me rreth 3000 regjistrime në ditë, andaj shtyrja bëhet me qëllim që të mos përfundojë afati.

“Regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në dekadën e fundit. Të dhënat e fundit do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vetë mërgatës në të mirë të nevojave. Në ditët e fundit kemi pas një dinamikë me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që këtë dinamikë do të përpiqemi të mos ndalim me përfundimin e afatit, ndaj kërkoj që të shtyhet deri në fund të vitit”, tha Gërvalla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika