Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka vendosur ta zgjasë afatin deri më 23 gusht për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Afati është zgjatur, pasi ministri Sveçla tha se ka interesim të madh për aplikim.

Sveçla ka njoftuar se deri më tani 5 mijë e 588 qytetarë të komunitetit serb kanë aplikuar për t’i konvertuar këto dokumente dhe vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 273 aplikime.

“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendimin për pajisjen e serbëve në Kosovë me patentë shoferë RKS.

Vendimi hyri në fuqi më 9 maj dhe ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika