Zgjatet orari i punës në qendrat për pajisje me dokumente

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zgjatur orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zgjatur orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale.

Sipas njoftimit të MPB-së, Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Më tej, thuhet se vendimi është marrë në mënyrë që t’u lehtësohet qytetarëve planifikimi i kohës, dhe të zvogëlohen pritjet për pajisje me dokumente personale.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika