Zgjatet orari i qarkullimit për disa linja të autobusëve urbanë në Prishtinë

Nga 20 korriku do të zgjatet orari i qarkullimit deri në orën 24:00 për linjat 1, 1A, 3 dhe 4

Trafiku Urban në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se nga e mërkura e 20 korrikut do të zgjasë orarin e qarkullimit të autobusëve për disa linja.

Sipas njoftimit, është bërë e ditur se orari i qarkullimit do të zgjatet deri në ora 24:00 për linjat 1, 1A, 3 dhe 4.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU.

Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika