Zgjatet orari i qarkullimit për linjën 4 të autobusëve të Trafikut Urban

Është zgjatur orari i qarkullimit për linjën 4 të autobusëve të Trafikut Urban, të cilët nga e premtja deri të dielën do të qarkullojnë deri në orën 02:00

Ilustrim

Me fillim nga e premtja deri më datë 10 gusht qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban, vetëm e linjës 4 do të qarkullojë deri në orën 02:00 pas mesnate.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se nga kjo zgjatje e qarkullimit të autobusëve do të kenë mundësinë të kthehen të gjithë ata që janë në Festivalin Sunny Hill.

“Sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00. Të gjithë që ktheheni nga Sunny Hill Festival do të keni mundësi ta shfrytëzoni autobusin”, ka shkruar Zogaj në rrjetin social Facebook, trasnmeton Dukagjini.

Kjo zgjatje i qarkullimit erdhi një ditë pasi filloi Festivali Sunny Hill, kur edhe u pa që një fluks i madh i qytetarëve ishte në autobusët e linjës 4, të cilët dërgojnë udhëtarët drejt parkut të Gërmisë.

“Policia janë në krejt qytetin, në Gërmi ka numra të shtuar të Policisë dhe kjo pjesë e qytetit është më e ngarkuara”, ka thënë Zogaj gjersa ka shtuar se në këtë festival pritet të jenë prezentë mbi 25 mijë persona.

Përveç pjesëtarëve të rendit, do të ketë edhe sigurim privat i cili do të jetë nën menaxhimin e “SunnyHill”.

Përveç kësaj, Zogaj për Dukagjinin ka thënë se pritet që autobusët të merren nga linjat e tjera apo të vihen në shërbim për transportin e qytetarëve.

Ndër të tjera, nënkryetari Zogaj ka shtuar se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masat që pritet të realizohen pas përfundimit të festivalit, masa që përfshijnë mirëmbajtjen e parkut.

Po ashtu, është bërë e ditur se dy autoambulanca dhe ekipi mjekësor janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që të jenë në shërbim të pjesëmarrësve të festivalit “SunnyHill”.

Fluks i madh i qytetarëve në transportin publik drejt “SunnyHill”, flet nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika