Zgjedhje të qeta në Mitrovicën e Veriut, në Suhodoll kanë votuar mbi 200 qytetarë

Gazetarët e RTV Dukagjinit të cilët po raportojnë nga komunat veriore të Kosovës ku po zhvillohet procesi zgjedhorë kanë thënë se deri në orët e pasdites nuk janë raportuar parregullsi në qendrat e votimit. Në vendvotimin në Suhodoll deri në orët e pasdites kanë votuar 200 qytetarë

Në Suhodoll, fshat i banuar kryesisht me shqiptarë, është një nga qendrat më të frekuentuara nga qytetarët të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Gazetarja e RTV Dukagjini, Dorentina Thaqi, e cila po qëndron në Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër procesin e zgjedhjeve atje, ka thënë se të drejtën e votimit në këtë qendër e kanë ushtruar mbi 200 qytetarë ashtu siç e kanë shfrytëzuar pothuajse në numër të njëjtë edhe në Lagjen e Boshnjakëve.

Në këto dy qendra numri i votuesve që kanë të drejtë vote është diku rreth një mijë.

Gazetarja Thaqi ka theksuar se nga ajo që u është bërë e ditur nga kryesuesit apo përgjegjësit e qendrave të votimit, nuk është se kanë parë ndonjë qytetar serb që ka shfrytëzuar të drejtën e votës në komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Në bisedat tona me qytetarët, kryesisht shqiptarë, është thënë se presin që të ndryshojë jeta e tyre në këtë vend, pasi dihet se ka pasur incidente të shpeshta dhe presin që kjo të ndryshojë, dhe se ky është një moment i duhur që ata të shfrytëzojnë të drejtën në të mirë të komunitetit”.

Në pesë qendrat e hapur në Mitrovicën e Veriut, nuk është se ka pasur ndonjë incident nga mëngjesi e deri më tani dhe gjithçka po shkon sipas planit operativ.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika