Zgjedhjet e brendshme në LDK, mblidhet Këshilli i Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Propozimi pastaj sipas Abdixhikut, do t’i dërgohet Këshillit të Përgjithshëm, për formalizimin e mbajtjes së tyre. Këshilli në fjalë do të mblidhet të premten, me fillim nga ora 16:00

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet të premten. Kjo mbledhje e këshillit vjen pak ditë pasi LDK-ja shpalli zgjedhjet e brendshme.

Siç thuhet në njoftim, mbledhja do të mbahet në orën 16:00 në Emerald Hotel.

Pak ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se partia të cilën e udhëheq, do të hyjë në zgjedhje të brendshme më 1 qershor.

I njëjti kishte deklaruar se kryesia ka votuar në mënyrë unanime për mbajtjen e tyre. Propozimi për mbajtjen e zgjedhjeve do t’i dërgohej Këshillit të Përgjithshëm për formalizimin e mbajtjes së tyre.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se më 1 qershor partia, të cilën e drejton, do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Abdixhiku u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së që nëse kanë ambicie për kryetar të partisë të garojnë.

“Ftoj secilin pjesëmarrës që ka ambicie, plan, ide të qarta, që ta shtrojë platformën në anëtarësi, dhe vendos tani anëtarësia”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se brenda LDK-së nuk ka mospajtime, dhe se, sipas tij, partia është më e bashkuar se kurrë.

Ai bëri të ditur se Këshillit të Përgjithshëm do t’ia paraqesë shtatë parime, një nga to është barazia gjinore, ku sipas tij, në çdo degë pozita e nënkryetarit të jetë e garantuar për një grua.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika