Zgjedhjet e reja, cilat janë opsionet sipas ligjit?

Njëra nga mundësitë sipas legjislacionit që ka Kosova për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, është që kryetarët aktual në veri të japin dorëheqje. Por sipas ligjeve në fuqi, ka edhe një formë tjetër që të shkohet drejt zgjedhjeve. Opozita thotë se këtë duhet të e vendosin vetë kryetarët aktual, që sipas tyre kanë rrezikuar në situatën që është në veri

Banorët e 4 komunave veriore të Kosovës, mund të kenë sërish mundësinë për të votuar, më rast se kryetarët aktual vendosin të japin dorëheqje.

Organizimi i zgjedhjeve të reja në këtë komunë, është njëra nga kërkesat që Bashkimi Evropian, pas tensionimit të situatës në veri.

Përveç dorëheqjeve, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, është edhe një mundësi tjetër.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se “Së dyti është mundësia e largimit të kryetarëve me procese të votimit që në esencë janë mini referendume. Ku kërkohet që 20 për qind e votuesve më të drejtë vote të iniciohet kërkesë tekë kryetari i Kuvendit të Komunës, kjo përcillet në KQZ, pastaj KQZ organizon një lloj referendumi ku qytetarët pyeten se a jeni për apo kundër largimit të kryetarëve aktual. Në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejtë vote atëherë presidentja e shpall sërish zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk ka treguar nëse zgjedhjet, i shohin si zgjidhje të situatës, por ka thënë se askush nuk ka drejtë që kryetarëve aktual të u kërkojë doreheqjen.

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së ka thënë se “Kush është ai që ka ftyrë atyre njerëzve që kanë rrezikuar aq shumë, e që po ballafaqohen me kaq shumë krizë me ju thanë jepni dorëheqje, une e them edhe sot Albin Kurti, nuk ka drejtë e s’mundet me fol për dy kryetarët që janë nga PDK”.

Për këtë çështje, nga AAK thonë se duhet të pytën vetë kryetarët.

Pal Lekaj nga AAK- ja ka thënë se “Tani është kthim mbrapa shumë është kthim para 15 vite dhe tani duhet të pyten kryetarët a do japin dorëheqje sepse është ligji për zgjddhje dhe janë kompetencat e krytarëve dhe në cilat raste mund te tërhiqen”.

RTV Dukagjini, ka provuar të marr një përgjigje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rreth mundësisë së organizimit edhe njëherë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Pas dorëheqjes së kryetarëve serb, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, presidentja caktoi mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, por të njëjtat u shtyen për në muajin prill, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika