Zgjedhjet në Brazil: Lula dhe Bolsonaro do të përballen me balotazh

Zgjedhjet në Brazil, edhe kësaj radhe do të shkojnë në balotazh, pasi asnjëri nga të dy kandidatët nuk ka arritur t’i marrë mbi 50% të votave

Banerat e kanidatëve për president të Brazilit





Zgjedhjet e Brazilit po shkojnë në një raund të dytë, në të cilin, Luiz Inácio Lula da Silva i cili është i majtë do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros, një rezultat shumë më i afërt nga sa kishin treguar sondazhet.

Por Lula nuk mundi të merrte më shumë se 50% të votave të vlefshme që nevojiteshin për ta shmangur balotazhin.

Votuesit tani kanë katër javë kohë për të vendosur se cili nga të dy duhet ta udhëheqë Brazilin.

Fitiorja e plotë në raundin e parë do të ishte e veçantë për çdo kandidat, hera e fundit që ndodhi kjo ishte 24 vjet më parë. Por presidenti Bolsonaro dhe Lula u kishin dhënë mbështetësve të tyre shpresë se mund ta arrinin pikërisht këtë.

Megjithatë, të dy kandidatët mund dhe do ta paraqesin këtë këtë si fitore. Për Lulën, i cili nuk mundi të kandidonte në zgjedhjet e 2018 sepse ishte në burg, pasi u dënua për akuza korrupsioni, kjo paraqet një rikthim të jashtëzakonshëm.

Dhe presidenti Bolsonaro, për të cilin, sondazhet kishin treguar se ishte shumë pas Lulës, do të gëzohet për faktin se ai u tregoi se anketuesit e kishin gabim, ashtu siç kishte parashikuar që do ta bënte.

Kjo është një dramë e cila ka vite që po zhvillohet. Dy burrat janë rivalë të mëdhenj dhe e shpenzuan pjesën më të madhe të fushatës duke e fyer njëri-tjetrin.

Në debatin e fundit televiziv para votimit, presidenti Bolsonaro e quajti Lulën një hajdut, në lidhje me akuzat për korrupsion që e futën në burg për 580 ditë përpara se të anulohej dënimi.

Lula, nga ana tjetër, e ka etiketuar zotin Bolsonaro një të çmendur.

Lula thotë se do t’i forcojë masat për ta mbrojtur pyllin tropikal të Amazonës, ndërsa Bolsonaro ka argumentuar se pjesë të pyllit tropikal duhet të hapen për shfrytëzim ekonomik.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika